Historia e zonjës së hekurt Ferdonije Qerkezi, premtohet riparimi i shtëpisë pasi vërshimet ia dëmtuan

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës.

E nga reshjet e mëdha, uji ka depërtuar edhe në shtëpinë muze të Ferdonije Qerkezit nga Gjakova, e cila në luftën e Kosovës ka të vrarë bashkëshortin dhe katër djemtë

Qerkezi në një deklaratë për RTV Dukagjinin ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme.

Ajo ka rrëfyer momentin kur i janë marrë djemtë.

“Ky Dragani më tha a po më njeh… unë i kam marr djemtë i kom qu deri në Polici, e çfarë kanë ba policët unë nuk di gjë”.

“Prej tetë anëtarëve me mbet vetëm është bajagi e vështirë, po ndihma e Zotit po më mban, po ma ruan mendje dhe forcën”, shprehet nëna Ferdonije.

Ajo më tej thotë se i sheh edhe në ëndërr dhe se ka vendosur deri në frymën të jetojë në shtëpinë, që tashmë është shndërruar në muze.

Ndërsa, nga Radar bashkë me Bashkimi Projekt u tha se do të jenë pranë saj deri në frymën e fundit, për kujdestare, barna, renovim të shtëpisë dhe për gjithçka që do të ketë nevojë.