petullat

Historia e petullave thashethemaxhie – receta e vjetër plot shije

“Le chicchere” njihen si petullat thashethemaxhie dhe origjinën e tyre të lashtë e kanë nga Italia.
Historia e këtyre petullave është mjaft interesante, pasi i referohen bisedave që mbaheshin në oborrin mbretëror gjatë mbledhjeve për karnavale në Savoia.
Thuhet se mbretëresha e Savoiës i kërkoi pastiçierëve të saj një ushqim të shpejtë për të ftuarit e saj dhe kështu lindën petullat krokante me sheqer pluhur.
AgroWeb ju mëson si t’i përgatisni shpejt në shtëpitë tuaja.

Përbërësit
375 g miell
1 lugë çaji pluhur pjekjeje
3 lugë çaji sheqer
4 lugë gjelle gjalpë pa kripë, të prerë në kubikë
3 vezë
5-6 lugë gjelle raki ose verë e bardhë
1 limon me lëkurë
vaj vegjetal
sheqer pluhur
Përgatitja
Në një tas të madh bashkoni miellin, sheqerin dhe pluhurin për pjekje.

Po aty shtoni dhe gjalpin e prerë në kubikë duke e përzier mirë me miellin.

Bëni një gropë në qendër dhe shtoni vezët, rakinë dhe lëkurën e limonit.

Përzieni me pirun derisa të formoni brumin duke e punuar më pas në një tryezë pune me pak miell.

Kjo do të zgjasë përreth 5 minuta.

Mbulojeni me qese plastike dhe lëreni në temperaturën e dhomës për 1 orë.

Pas një ore ndajeni brumin në 4 pjesë dhe me secilin hapni nga një petë rreth 1 cm të trashë.

Më pas prisni shirita të gjatë në mënyrë që të formoni petullat.

Nëse keni përdorni një prerëse pastiçerie me dredha që të merrni formën e dëshiruar.

Shiritët shtrojini në një tepsi dhe mbulojini që të mos thahen dhe vini tiganin me vaj në zjarr.

Kur të jetë gati skuqni pak nga pak petullat tuaja.

Kujdesuni t’i skuqni nga të dy anët dhe t’i kulloni në fund duke i spërkatur edhe sheqerin pluhur. /AgroWeb.org