Policia e Kosovës ka arrestuar dy personat e dy shuar për grabitjen e armatosur në Prizren. Lajmin për arrestimin e tyre e ka dhënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të kuvendit.
Dy të arrestuarit janë Leotrim Latifi dhe Ibrahim Qadraku.
Kush është Leutrim Latifi?
Leutrim Latifi është i njohur për Policinë e Kosovës, kjo sepse në grabitjet e shumta që kishin ndodhur në fund të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, në markete e banka të ndryshme, policia kishte shpallur në kërkim Latifin dhe Kastriot Shalën, të cilët ishin të dyshuarit kryesor për këto grabitje.
Latifi konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë kjo sepse ai ishte arrestuar në Mal të Zi në vitin 2019 dhe ishte ekstraduar për në Kosovë ku dhe do të përballej me drejtësinë. Në atë kohë ai bashkë me disa persona të tjerë, dyshoheshin për një numër të grabitjeve në Kosovë.
Leutrim Latifi ka lindur me datë 27.08.1992, ndërsa në banim sipas të dhënave të Policisë së Kosovës është në rrugën e Vushtrrisë nr; 64 Prishtinë.

Latifi duket se është shumë i njohur për sistemin e drejtësisë në Kosovë, pasi është arrestuar e liruar disa herë në kohë të ndryshme.
Një ndër arrestimet e tij, ishte bërë më 16 prill të vitit 2019, ku pas gjashtë muajsh kërkim është arrestuar nga Policia e Malit të Zi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Vendet për të cilat Prokuroria pretendon se të dyshuarit nën kërcënim të armëve kanë grabitur janë: “Teb Bankë”, “Kep Bankë”, “NLB Bankë”, “Slovenia Petrol”, “Hib Petrol”, “Star Club”, “Star Kazino”, “Cazino Star”, “Albi Mall”, kazino “ACT”, bastore “ACT”, kazino “Eurogame”, kazino “Las Vegas”, “IP Petrol”, kazino “Kojota”, lokali “Apex Club”, “Lloto Sport”, si dhe motel “Flamingo”.
Policia e Kosovës në atë kohë pati premtuar edhe 5 mijë euro shpërblim për këdo që do të bënte të njohur vendndodhjen e tij.

Nuk dihet se si është liruar më pas, mirëpo GazetaDemos merr vesh se një arrestim tjetër i tij ishtë bërë edhe më 24 shtator të 2020.
E përveç tij, nën pranga të Policisë kishin përfunduar edhe 2 persona tjerë, të cilësuar me rrezikshmëri të lartë.

Ky arrestim ishte reaziluar rreth orës 21:00 nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, e ku të njëjtit patën zbatuar një̈ aktvendim të Gjykatës së Apelit.







