Historia e këndshme e ish-referit/ Më shumë se flamurin e “offside-it” ngreh atmosferën me zërin e ëmbël (Video)

Albion Bucolli është ish-refer i superliges, por përvec kësaj ai vecohet edhe për një talent tjetër që nuk është për tu lënë anash.

Fillimisht ai nisi si refer, por talentin e tij ai nuk e la anash në asnjë moment, kur Bucolli është në mikrofon bën mrekulli me zërin mahnitës, shkruan Ballkani.info

Bucolli është nga Drenasi dhe qe tre vjet nuk merret më me ndarjen e drejtësisë,në një intervistë për Ballkani.info ai tregoi se ishte pikërisht muzika ajo që i dha fund dëshirës që bilbilin e fushës së blertë ta lë të kaluar.

“Kam tri vite që nuk merrem më me arbitrim, ndërsa me muzikë nëpër ahengje dhe ndeja merrem qe 4 vjet”, shprehet Bucolli.

Ai përvec që është një djalosh ambicioz, poashtu është një punëtor i madh.

Dëshira për të kënduar për të ka qenë që i vogël por vitet e fundit me evolimin e zërit ka vendosur ta kthej në profesion parësor, tregon ai./Ballkani.info/