Në vitin 2004, partia e Ramush Haradinajt, kishte bërë koalicion me partinë e Ibrahim Rugovës -LDK-në dhe ky i fundit, e kishte caktuar kryeminister të vendit.
Qeverisja e Haradinaj atëbotë zgjati vetëm 100 ditë.
Më 8 mars të vitit 2005, Haradinaj ishte ftuar nga prokurorët e Hagës dhe menjëherë kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit në koalicionin me Rugovën.
Atëkohë, kishte mbajtur një konferencë dhe kishte thënë se po e bënë edhe një sakrificë për shtetin.
Në zgjedhjet e vitit 2017, Haradinaj u zgjedh në krye të Qeverisë së Kosovës, pasi koalicioni PAN doli fitues në zgjedhjet e mbajtura.
Detyra e tij zgjati deri sot, kur edhe dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pasi që ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim.
“Kam njoftuar institucionet se kam dhënë dorëheqje të parevokueshme. Arsyeja është se kam marrë një ftesë nga Gjykata Speciale për javën e ardhshme si i dyshuar. Dhe kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë. Në Hagë do të paraqitem si Ramush Haradinaj”, ka thënë ai. /Ballkani.info







