Historia e fotografisë ikonike: Baca u tha policëve “hupni prej këtuhi, lëshona rrugën”

Ish i burgosuri politik dhe bashkëveprimtari i Adem Demaçit, Behxhet Shala e ka shpjeguar një fotografi të vjetër të Demaçit teksa qëndron trimërisht përballë policisë serbe.

Ai ka thënë se ishte prezent në atë ngjarje.

Sipas tij, ata ishin duke ecur për të shkuar në një protestë kur kishin hasur në policë të shumtë. Përkundër këshillave, Demaçi kishte insistuar që policët serbë do ta lirojnë rrugën që e kishin bllokuar afër hotelit “Grand”.

“Unë kam qenë këtu. Kjo është përballë Grandit të semforat ku kthehet rruga kah grandi. Atëherë ka qenë protesta e ashtuquajtur “ta varrosim dhunën”. Ne shkuam dhe se policia thanë: lëshona rrugën, baçi ju tha “ju lëshona rrugën””, ka thënë ai në T7.

Në një moment, ka rrëfyer Shala, Demaçi u kishte bërtitur policëve serbë.

“Ishin shumë policë dhe Zekeria Cana i tha Bac hajde dalim në trotuar dhe shkojmë se s’bahet nami, baca tha jo dhe ju tha (policit): Huuup prej këtuhit, ti ke ardhë këtu. Dhe policia na liruan rrugën. Ai për vete se ka pas problem u mundu me i ndihmu shokët”, ka thënë ai.