Shtetet e Ballkanit Perëndimor firmosën tri marrëveshje në samitin e Berlinit për lirinë e lëvizjes. Njëra prej tyre do t’u mundësojë qytetarëve që të udhëtojnë vetëm me karta identiteti, duke ua lehtësuar shumë jetën atyre. Deri tani procesi i marrjes së një vize është tepër i ndërlikuar dhe ka ndarë një numër të madh familjesh

Blerta jeton dhe vepron që 20 vite në Sarajevë. Me origjinë është nga qyteti i Pejës. Prej qytetit të lindjes është larguar për shkak të dashurisë dhe ka krijuar një jetë të re dhe një familje.

Por, prej vitesh ka qenë e kufizuar e nuk ka mundur që çastet e rëndësishme në jetë t’i ndajë me të dyja familjet në Bosnje dhe Kosovës, pasi vendet kanë një regjim të ndërlikuar të vizave. Të dyja shtetet nuk e njohin njëra tjetrën.

“Në fakt unë nuk mund të udhëtoja për në Kosovë, pasi im bir nuk kishte pasaportë dhe as familja ime nuk mund të vinte këtu. Motra ime ka dy fëmijë të cilët tashmë janë rritur dhe asnjëherë nuk kanë qenë këtu.”, tha Blerta Kelmendi Hadzhiq.

Marrëveshja e re e Procesit të Berlinit do të u mundësojë shumë familjeve që të takohen shpesh. Shumë shpejt të gjithë banorët e shteteve ballkanike do të mund të udhëtojnë vetëm me karta identiteti dhe familjes së Blertës nuk do t’i nevojiten më vizat.

Ata shpresojnë ta festojnë së bashku ditëlindjen e 18 të Erisit. Për herë të parë burokracia i ka ndarë më shumë se kilometrat.

Qastet e gëzimit dhe ato të hidhërimit kanë kaluar shumë shpejt, por pengesat janë ende aty.