Rastet me Covid-19 të cilat zgjasin më shumë se 30 ditë janë të rralla. Një nga personat e prekur nga kjo sëmundje për një periudhë të gjatë kohore është Milko Mieles , një 49 vjeçar i cili ka rezultuar pozitiv 15 herë që nga 17 Prilli. Milko Mieles ka kaluar karantinën më të gjatë pasi u infektua me koronavirus. Ai po qëndron në vetizolim më shumë se 3 muaj.
Edhe pse nuk ka simptoma, Mieles vazhdon të rezultojë i infektuar dhe është rrezik për përhapjen e infeksionit te të tjerët.
“Shikoj pacientë që hyjnë dhe dalin nga këtu, vetëm unë nuk po dal. Jam pa simptoma, por virusi nuk ikën, është bërë shoku im”, tha me shaka Mieles për “Corriere della Sera”.
Në qendër të Linate, ditët kalojnë ngadalë për Mieles. Në mëngjes ai shëtit pesë kilometra. “Gjithmonë vetëm, preferoj të mos kem askënd pranë meje. Pastaj lexoj lajmet në telefon, shikoj TV, më pas komunikoj me familjen nëpërmjet video-telefonatave.
“Ëndrra ime është të ri takoj familjarët e mi, vetëm kaq dua”, shprehet italiani.







