Hisen Berisha pyet akademikët e LDK-së: A po doni autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ta shndërroni në korridor serb drejt Durrësit?!

Ish-komandanti Hisen Berisha ka reaguar lidhur me deklaratat e Ministrit të Integrimeve Europiane, Blerim Reka.

Reka së fundmi ka thënë se Kosova mund t’ia ofroj Serbisë korridorin për në Adriatik në negociata, duke ia mundësuar futjen edhe në Shqipëri.

Lidhur me këtë Berisha ka thënë se “këta vërtetë e paskan harmonizuar 100% planin për ”integrimin e Kosovës në Serbi”.

Aii gjtihashtu ka shfaqur habinë me mosreagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deklaratat e Rekës.

“Që kur ministri i integrimeve në Qeverinë e Republikës së Kosovës z.Reka, deklaroj se “për arritjen e marrëveshjes përfundimtare serbo – shqiptarë, si kompromis do ti ofronim Serbisë korridor për dalje në Durrës” e deri me sot kaluan disa ditë dhe unë vërtetë prita reagimin e LDK-së si parti bashkëqeverisëse. Mirëpo meqenëse nuk pati një reagim të tillë, atëherë këta vërtetë e paskan harmonizuar 100% planin për ”integrimin e Kosovës në Serbi”. Në kontekst të kësaj po i pyes akademikët rugovistë në LDK: Autostradën që e mbanë emrin e presidentit historik “Ibrahim Rugova” doni me e shndërrue në koridorin serb drejtë Durrësit?! “Via Ignatia “ koridor për Serbinë në Adriatik?!” ka shkruar Berisha në Facebook.