Martin- hisen

Hisen Berisha: Martin Berishaj ka qenë krah për krah me Thaçin dhe të tjerët në përgatitjen e luftës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i cili mori jo pak kritikave pas takimit që zhvilloi pati në Kroaci me ambasadorin e Kosovës atje, Martin Berishaj, ka folur sërish për këtë të fundit, ku e ka vlerësuar figurën e tij.

Ai ka thënë se ambasadori Martin Berishaj është profesor eminent dhe një prej njerëzve që ka qenë krah për krah me Hashim Thaçin dhe të tjerë që kanë bërë përgatitjen, luftën dhe lirinë e pavarësinë e shtetit me Hashim Thaçin.

“Martin Berishaj është profesor eminent, dhe është njeri aktiv që ka qenë në të gjitha proceset politike të Kosovës, edhe para fillimit të luftës, edhe ka qenë një ndër të parët që është angazhuar në Këshillin politik për luftën, në mbledhjen e fondeve, ka qenë krah për krah me burrat e mëdhenj të këtij kombi që kanë bërë përgatitjen, luftën dhe lirinë e pavarësinë e shtetit me Hashim Thaçin dhe gjithë të tjerë, që është një ndër themeluesit e PDK-së”, ka thënë deputeti opozitar për emisioni DPT te Findani.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ditë më parë deklaroi se takimi i tij me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj nuk e ndryshim qëndrimin e tij lidhur me aferën GEN.

Berisha, duke e quajtur aferën GEN si ndër defektet e shumta të Qeverisë Kurti, ka thënë se ai dhe partia e tij mbesin në luftë për zbardhjen e situatës.

“Ajo që duhet të them dhe ta konfirmojë e ta ripërsëris edhe qëndrimet e mija të mbajtura lidhur me këtë aferë si korruptive në diplomaci, si e inkriminueshme, që duhet të hetohet dhe që do të mbetet një ndër defektet e shumta të kësaj qeverisje është afera korruptive në diplomaci që lidhet me kompaninë GEN. Të gjitha këto qëndrime personale dhe të partisë, mbesin dhe lufta jonë për zbardhjen e kësaj situate mbetet aktive. Asgjë nuk ndryshon me faktin që unë jam takuar me përfaqësuesin diplomatik të Republikës së Kosovës, ambasadorin në një shtet të jashtëm, të huaj, gjatë një vizite, për të marr pjesë në një simpozium ndërkombëtar”, është shprehur Berisha në tëvë1.

Martin Berishaj bëri jehonë në vitin 2022, kur u përfol në mediat sllovene nën dyshimin se ka transferuar rreth 600 mijë euro tek një kompani private në Mal të Zi.

Pavarësisht thirrjeve për shkarkim të tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe vetë Berisha ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar.

https://www.facebook.com/reel/1945275582599285