Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për katër vite të qeverisjes.

Ai gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit ka thënë se Kosova ka bijë që i dalin zot këtij vendi.

“Nuk ka ndodhë invazion në territorin tonë. Sepse edhe po të ndodhe ky vend i ka ata bijë e vet që shfaqen saherë që ka nevojë për ta. Kurse, ti dhe soji i tij që tani nuk është si ai dezertori Sveçla apo ai ministri që më mban ende policin e Millosheviqit  shef te kabinetit që ende manipulon me buxhetin e minoritetit. Nuk iu vije rendi ta mbroni, e keni dëshmuar në vitet e luftës për liri  98-99, kur në vend që t’i veshin uniformën dhe të merrni armën e të rreshtoni me UÇK-në iu jeni dorëzuar policisë serbe dhe keni pranuar se para të luftoni të zhburrnoni”, ka thënë Berisha, raporton Ballkani.info.

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti kishte fajësuar ish shefin e ekzekutivit, Hashim Thaçin për mos lejimin e FSK-së në veri të vendit. Ish komandanti i UÇK-së në Koshare ka thënë se FSK-ja nuk duhet të përdoret as në raste të terrorizimit.

“Prandaj edhe po të ketë ndonjë lëvizje të tillë është KFOR-i e ka mandatin që të përballet me këtë fazë, kurse Forca e Sigurisë së Kosovës nuk guxon të përdoret për asnjë lloj trazire brenda territorit qofshin edhe ato të karakterit terroristë, sepse kjo është kompetencë dhe në domenin e Policisë së Kosovës”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, ka akuzuar Albin Kurtin për marrëveshje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për marrëveshje.

“U justifikove se këso sulme ndodhin edhe në vendet demokratike, por atje nuk ndodhin në koordinim me armikun për mbajtjen e njëri-tjetrit. Për këtë po hetohesh dhe shpejtë do të ketë një raport të veçantë të KFOR-it që ka dyshim të bazuar se aksioni në kanal është vepër koordinuar Kurti-Vuçiq”, ka potencuar ai. /Ballkani.info/