Hiqet nga përdorimi vaji “Sara” i Maqedonisë, në disa kapakë kishte vrima

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, ka tërhequr nga tregu vajin e lulediellit “Sara”, i cili importohet nga Maqedonia e Veriut.

Arsye për këtë janë shqetësimet e qytetarëve se në kapakët e disa shisheve të këtij vaji kishte vrima, raporton KTV.

Nga AUV kanë thënë se nuk ka vend për panik dhe se kanë ndërmarrë masa për këtë.

Pavarësisht kësaj, vaji “Sara” vazhdon të shitet në disa dyqane në kryeqytet.

Në AUV thonë se mostrat e vajit i kanë dërguar për analiza.

Ndërsa, Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori”, ka thënë se e gjithë kjo mund të jetë shkak i konkurrencës së tregut.

Sipas AUV-it, gjatë inspektimit kanë vërejtur paketime të ngjashme edhe te disa lloje të tjera të vajit nëpër Kosovë.

loading…