Hiqet flamuri i Kosovës nga Kalaja e Novobërdës, një ditë pas raportimit të televizionit serb (VIDEO)

Flamuri gjigant i Republikës së Kosovës, i vendosur në Kalanë e Novobërdës, hequr hequr sot. Kjo ka ndodhur vetëm një ditë pasi që televizioni publik serb, rts, “alarmoi” për të.

Flamuri duket se është hequr nga serbët lokalë të nxitur nga Beogradi.

Heqja e flamurit kosovar është konfirmuar nga kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq, transmeton Ballkani.info.

Ai deklaroi se flamuri i vendosur në kalanë mesjetare, është larguar.

“Ne ishim në vendin e ngjarjes këtë mëngjes, pamë që gjithçka flamuri nuk ishte aty. Ne diskutuam gjithashtu rastin me policinë”, tha ai.

Ai tha se askush nuk e ka informuar qeverisjen lokale për vendosjen e flamurit, duke shtuar se për një veprim të tillë është informuar nga mediat.

“Ne nuk ishim informuar fare se ishte vendosur, por përmes mediave mësuam se diçka po ndodhte atje. Askush nuk na informoi, as Ministritë, as organizatat joqeveritare dhe punonjësit e komunës nuk e dinin se çfarë po ndodhte”, deklaroi kryetari i komunës së Novobërdës.

Edhe i ashtuquajturi drejtor për Kosovën, Marko Gjuriq reagoi, duke thënë se “kjo kala kurrë nuk do të jetë monument kosovar”. /Ballkani.info/

loading…