Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia dhe zëvendës Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Fariz Rzayev kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i Azerbejxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov nëpërmjet një postimi në rrjetin social X.

“Fariz Rzayev, Zëvendës Ministër i Jashtëm i Azerbajxhanit, dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, me fokus ndërveprimin ekonomik dhe kontaktet mes njerëzve. Takimi pasoi me nënshkrimin e marrëveshjes për përjashtimin e vizave – një tjetër kontribut i fuqishëm në marrëdhëniet dypalëshe”, shkruan ai.

BONUS VIDEO| Abelard Tahiri: VV-ja “nuk është më parti, por ka ushtarë të Dejona Mihalit”