HIPOKRIZI| Osmani falënderon vetëm Hovenierin dhe SHBA-në për marrëveshjen, mirëpo BE dhe Borrell e ndihmuan arritjen e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Qeverinë Amerikane për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel.

Osmani përmes një cicërime në Twitter tha se mbështetja e ShBA’së në procesin e dialogut është e domosdoshme.

Por, Osmani nuk e përmendi fare shefin e Politikës së Jashtme të BE’së, Joseph Borrell, ku ditë më parë e akuzoi për anshmëri në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, presidentja Osmani tha se Kosova është mirënjohëse ndaj ShBA’së.

“Dua të falënderoj @USAmbKosovo Jeff Hovenier dhe Qeverinë Amerikane për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohëse.