Hillary Clintonit i vdes vëllai!

Ish senatorja amerikane, sekretarja shetërore, zonja e parë dhe kandidatja presidenciale, Hillary Clinton, ka bërë të ditur sot se vëllai i saj më i ri, Anthony Rodham ka ndërruar jetë të premtën.

Clinton ka thënë se e kujton atë si shpirt madh të dashur dhe person që e ka “ndritur dhomën me buzëqeshje” kur ka hyrë në të, transmeton Ballkani.info.

Ajo nuk ka treguar se si ka vdekur vëllai i saj, por ka thënë se pas vetës e ka lënë gruan Megan dhe tre fëmijë. /Ballkani.info/