Ambasadori amerikan

Hill ua bën të qartë serbëve: Fati juaj varet nga vet ju, jo nga Pekini e Brukseli

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill tha sot në takimin “Bota në 2024” në Beograd se serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin.

Në hapje të konferencës ai theksoi se viti 2024 do të jetë “kompleks” dhe se rezultati i tij do të varet nga shumë faktorë.

Viti i ardhshëm gjithashtu, theksoi ai, do të jetë “shumë, shumë” i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të shohin zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian dhe Serbisë në një vend tjetër, duke shtuar se vërehet vullneti i mirë në Bruksel.

“Për Serbinë, viti 2024 është një vit i rëndësishëm. Të gjithë serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre nuk është në Uashington, Bruksel, madje as në Pekin, fati i serbëve është te serbët”, tha Hill.

Duke përmendur Ballkanin e Hapur, ai tha se për të nuk ka rëndësi se si do të quhet modeli i bashkëpunimit rajonal, por se ai ekziston dhe po zhvillohet.

Ai tha se ka mundësi që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të përparojë në muajt e ardhshëm dhe se në këtë kuptim beson se viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për Serbinë.

“Elon Musk mund të planifikojë të shkojë në Mars një ditë, por ne do të duhet të qëndrojmë në planetin Tokë