Ambasadori amerikan

Hill: Tërheqja e ushtrisë dhe arrestimi i Radoiçiqit janë hapa të mirë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se tërheqja e trupave nga kufiri me Kosovën dhe arrestimi i Milan Radoiçiqit është një hap i mirë dhe se është në interes të Uashingtonit që të gjejë një zgjidhje politike për situatën në Kosovë.

“Nuk ka dyshim se ka pasur një tërheqje të një pjese të vogël të trupave dhe se, në këtë kuptim, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Mund të them gjithashtu se kemi konfirmim për uljen e numrit të trupave. Problemi këtu nuk është ushtarak, por në fakt politik”, tha Hill, raporton N1info.