Higuain “shpërthen” në lot, njofton zyrtarisht pensionimin nga futbolli në fund të sezonit

Sulmuesi i Inter Miami, Gonzalo Higuain do të pensionohet në fund të sezonit.

Kështu e ka bërë të ditur vetë futbollisti argjentinas nëpërmjet një konference për media, teksa gjatë fjalëve ai “shpërtheu” në lot.

Argjentinasi kishte 31 gola në 71 paraqitje me kombëtaren, duke luajtur në 3 Kupa Botërore, duke përfshirë një finale të Kupës së Botës.

34-vjeçari në të kaluarën karrierë ka bërë te Real Madridi, Napoli, Milani e Juventusi pas debutimit në River Plate.

Ai pensionohet pas 17 sezoneve si lojtar profesionist.

Në 780 paraqitje, ai ka realizuar 362 gola, fitoi 14 tituj dhe u shpall dy herë golashënuesi më i mirë në Serie A.