Higuain i lumtur që është bashkuar sërish me CR7

Higuain është i lumtur që do të ndajë gjithçka sërish me CR7.

Gonzalo Higuain ka luajtur përkrah Cristiano Ronaldos te Real Madridi mes viteve 2009 dhe 2013, dhe tani ata sërish do të ndajnë gjithçka, por me fanellë të Juventusit.

Higuain ka vetëm fjalë të mira për 34-vjeçarin, për të cilin thotë se tani është më i kompletuar.

“Nuk kam luajtur me Cristianon për shumë vite dhe kur ndalova së luajturi me të, ka qenë më i ri”, u shpreh Higuain.

“Tani kam gjetur lojtar më të kompletuar, që është rritur në termet e ambicies, duke tentuar të fitojë gjithçka dhe të vendosë rekorde”.

“Sinqerisht, jam shumë i lumtur që do të luaj sërish me të”.

loading…