Sulmuesi argjentinas nuk bën pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri dhe gjatë kësaj vere pritet të largohet nga Juventusi.
Gonzalo Higuain u rikthye gjatë kësaj vere tek Juventusi pas një sezoni të kaluar në formë huazimi në Milan dhe Chelsea.
Mirëpo, duket se sulmuesi argjentinas duhet t’i bëjë prapë valixhet gati për t’u larguar.
Në fakt, trajneri Maurizio Sarri nuk llogarit në shërbimet e tij dhe 31 vjeçari duhet ta gjejë një klub të ri.
Sipas mediave italiane, vëllai dhe njëherësh menaxheri i futbollistit, Nicola Higuain i ka nisur bisedimet me Romën.
“Calciomercato” shkruan se Giallorossi po planifikojnë ta huazojnë futbollistin me obligim blerjeje të tij për 36 milionë euro pas një viti.
Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Napolit viteve të fundit ishte njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë.







