Sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që masën ekonomike ndaj produkteve serbe prej 10% ta ngris në 100%.
Ka pasur raportime se ka qenë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli që nuk e ka ngritur dorën pro vënies së kësaj takse.
Në anën tjetër, edhe mediat serbe spekuluan për mosvotim të zëvendëskryeministrit Pacolli, duke vënë në pikëpyetje pikëpamjet e tij.
Por që e vërteta është ndryshe. Pasi që ka qenë edhe Pacolli që ka votuar sikur pjesëtarët tjerë të kabinetit qeveritar që të vihet një taksë e tillë, 100% për produktet që hyjnë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. /Ballkani.info/









