Hidhen në qarkullim kartmonedhat 200 dhe 5000 lekëshe

Prej 30 shtatorit janë hedhur në qarkullim kartmonedhat 200 dhe 5000 lekëshe. Sipas Bankës së Shqipërisë, kartmonedhat e reja kanë elementë të lartë sigurie, ku veçohet polimeri te prerja 200 lekëshe. Në 2020 pritet të hidhet në qarkullim edhe kartmonedha 10 mijë lekëshe.

Nga 30 shtatori këto dy kartmonedha të reja do të hidhen në qarkullim në vendin tonë. Bëhet fjalë për kartmonedhën 200 lekëshe dhe 5000 lekëshe.

Dizenjo e re sipas Bankës së Shqipërisë vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuar, ku spikat materiali prej polimeri tek kartmonedha 200 lekëshe duke e bërë atë edhe më rezistente.

Zv/Guvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj ndau me një grup fëmijësh gjatë fushatës së sensibilizimit disa detaje për kartmonedhat dhe njoftoi që në 2020 do hidhet në qarkullim edhe karmonedha 10 mijë lekëshe

Gjatë njohjes nga afër me kartmonedhat e reja fëmijët shprehen për mikrofonin e ABC News edhe preferencat e tyre për këto kartmonedha me standarde evropiane

Banka e Shqipërisë do të vijojë sensibilizimin edhe në javët në vijim për kartmonedhat e reja që u hodhën në qarkullim, si dhe për ato që pritet të hidhen së shpejti.

loading…