Një megaoperacion për goditjen e krimit të organizuar është duke u zhvilluar nga Policia në Shqipëri.

Mediat në Tiranë raportojnë se policët janë duke ekzekutuar 30 masa sigurie të kërkuara nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe miratuar nga Gjykata e Posacme e Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit dhe është vazhdim i hetimit të dosjes “Plumbi i Artë”.