Ish-kryetari

“Hetimet për Banjskën mund të zgjasin tri vjet, aktakuzat nuk mund të ngritën shpejtë”

Deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se është koha e fundit që Prokuroria e Kosovës të filloj me ngritjen e aktakuzave për sulmin në Banjskë ngjalli reagime.

Ish-kryetari Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, thotë për RTV21 se nuk mund të ketë ngritje të aktakuzave para një viti pasi që rasti është kompleks. Sipas tij, hetimet për këtë sulm mund të zgjasin deri në tri vjet dhe se deklaratat e tilla nga ana e pushtetit janë të dëmshme për vetë procesin hetimor.