Nga Zimbabve

Hetim për ‘dhuratën’ 150 mln euro/ Do vinte nga Afrika në Shqipëri. Paratë nga tregtia e diamanteve. Përfshihet edhe Kosova

150 milionë euro qe dyshoheshin se buronin nga tregtia e gurëve të çmuar, u bënë shkak  që në prokurori  të niste një hetim që zgjati mbi dy vjet. Për shkak se shuma ishte deklaruar në një banke të nivelit të dyte se do i dhurohej një fondacioni por nuk u transferua, hetimi që përfshiu disa prokurori u pushua.

Në 25 tetor 2017 thotë prokuroria e Tiranës , shtetasja Carla Sala ka deklaruar se është në pritje të 150 milionë euro, kjo shumë duhet të transferohej me monedhën vendase të Zimbabeve dhe më tej do të konvertohej . Kjo shtetase madje paraqiti në bankë një deklaratë ku pohonte se shuma që do ti falej fondacionit  “Mesa” në Shqipëri buronte nga tregtia e gurëve të çmuar. Kaq ka mjaftuar që autoritetet shqiptare të ngrinin flamurin e kuq dhe të  njoftonin edhe shërbimet ndërkombëtare për donacionin që pritej të kryhej, për të cilin u dyshua  se po ndiqej një skemë pastrimi parash por që siç rezultoi me vonë nuk u dorëzua dhe për rrjedhim hetimet u pushuan. Nga veprimet që drejtoresha e fonacionit kreu gjatë kësaj kohe rezulton si provë  një memorandum bashkëpunimi për transaksionin. Aty përcaktohet se shtetasi Gullierma Gonzales Lagunes do shiste valute gjithsej  50 copë me vlerë 100 trilionë dollarë Zimbabve,  të shitësi Muhamet Zadiq me destinacion Zelandën e Re në vlerë 150 milionë euro. Në deklaratën noteriale i thuhej bankës se kjo shumë do t’i bëhej dhuratë fondacionit shqiptar që mes të tjerash do ndihmonte të varfrit dhe do investonte  ndërtimin e një azili.

Për hetimin e këtyre fakteve veç Shqipërisë rezulton se janë përfshirë edhe autoritetet në Kinë, Spanje, Zvicër, Zelande e Re, Kosovë dhe Itali ku mes të tjerash kanë vëzhguar dhe verifikuar emrat e përfolur nëse kishin apo jo rekorde kriminale. Italia i thotë prokurorisë se Carla Sala ka një të kaluar në këtë shtet është e dënuar për mos kryerje të funksionit shtetëror për dhjetë vjet për akuzën e falimentimit me dashje. Pasi kanë pritur gjatë dhe kryer një varg  veprimesh prokuroret deklarojnë në vendimin e pushimit se veç deklaratës se gruas në bankë gjatë kësaj kohë nuk u krye asnjë veprim tjetër ndaj dhe hetimi konsiderohet i mbyllur.