Hetim penal për financuesit e Farage për Brexit

Një hetim penal filloi kundër Arron Banks, një miliarder kontrovers britanik dhe financues kyç i fushatës elektorale pro Brexit, të kryer nga indipendentistët e UKIP-it të Nigel Farage gjatë referendumit të vitin 2016, deklaroi komisioni britanik i zgjedhjeve duke njoftuar se ai kishte përcjellë informacionet tek Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Arron Banks edhe Liz Balney, një tjetër një figurë udhëheqëse në organizimin e platformës ‘Leave.eu’, janë drejtuar politikisht nga Farage.

Banks kanë qenë në qendër të dyshimeve për shkelje të rregullave për financimin e zgjedhjeve dhe është vënë në shënjestër nga një komision parlamentar në Dhomën e Komuneve.

Banks ka mohuar ndonjë parregullsi dhe akuzon se këto kanë në sfond qëllime politike kundër tij dhe kundër Brexit ushqyer nga përkrahësit e qëndrimit në BE.