Herrera pritet të largohet nga Manchester United

Manchester United është i gatshëm të shesë mesfushorin Ander Herrera në janar për një shifër të ulët.

Sipas mediave angleze, ‘Djajtë e Kuq’, mund të heqin dorë nga 29 vjeçari për një shumë prej 3 milionë eurosh, në mënyrë që të mos e humbin atë në qershor me parametra zero.

Për Herreran ka shprehur interes skuadra e Everton, e cila pritet të bëjë një ofertë në janar.

Mesfushori spanjoll u transferua te United në vitin 2014 për 42 milionë euro, ndërkohë që bisedimet për rinovimin e kontratës mes palëve, kanë ngecur prej kohësh.