Herolind Shala, kapiten i Kosovës ndaj Danimarkës

Mesfushori Herolind Shala do të jetë kapiteni i Kosovës për miqësoren ndaj Danimarkës, kanë thënë për KTV-në burime brenda kombëtares.

Shala është kapiten i Kosovës pasi kapiteni Samir Ujkani nuk do të jetë në portë, ndërsa mesfushori Valon Berisha ka problem me lëndime.

Miqësorja me Danimarkën nis në orën 19:00 në “Fadil Vokrri”.