Herolind Kozhani – Kandidati për asamble që meriton votën në Lipjan. Ja si duhet votuar ai (Video)

Kandidatura e Herolind Kozhanit është mirëpritur në Lipjan. Anëtari i PDK-së po kërkon votën e bashkëvendasve për të qenë zëri i qytetarëve në 4 vitet e ardhshme.

Kozhani e ka quajtur nder e privilegj kandidaturën e tij për PDK-në e Lipjanit dhe kandidaturën e Hysen Rizanit për kryetar të komunës.

“Të nderuar bashkëqytetarë, miq, shokë, me theks të veçantë bashkëvendas të fshatit Ribar i Madh, kam kënaqësinë t’iu njoftoj që Dega e PDK-së në Lipjan në bashkëpunim me nëndegën e fshatit tonë më kanë nominuar kandidat për Asamble Komunale për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. Me qëllim të fuqizimit të qeverisjes lokale, ku do të jetë një proces gjithpërfshirës do të mundohem që me shpalosjen e bagazhit tim disa vjeçare në fushën e shëndetësisë, problemet që ka rinia dhe hallet e bashkëfshatarëve të jem zë kritikues dhe i drejtëpërdrejtë në kuvend. Për mua është nder, privilegj dhe krenari të jem pjesë e listës garuese dhe fituese të udhëhequr nga kandidati ynë për kryetar komune Dr.sc. Hyzer Rizani. Andaj, nga të gjithë ju të nderuar kërkoj votën dhe besimin tuaj për mua dhe Partinë Demokratike të Kosovës” shkruan Kozhani në njoftim.

Kozhani në listën e PDK-së mban numrin 20. Në videon më poshtë mund ta gjeni mënyrën se si duhet votuar Herolindin më 17 tetor.