Portieri i Kosovës

Heroi kosovar i Man City shpjegon sesi i priti dy penalltitë ndaj Leicesterit

Portieri i ekipit kombëtar të Kosovës, Arijanet Muriqi, ka thënë se ndihet shumë mirë që i ndihmoi skuadrës së tij ta mposhtë Leicester Cityt dhe të kalojë në gjysmëfinales të kupës së ligës, të martën mbrëma.

Gardiani i portës kosovare shpjegoi sesi i mbrojti penalltitë, duke thënë se derisa po i mbante sytë në top, po priste për lojtarët e Leicesterit të gjuanin.

“Po i prisja. Thjesht e shikoja topin dhe prisja deri sa ata [lojtarët e Leicesterit] e godisnin topin dhe më pas reagoja”, tha Muriqi.

“Është një ndjesi madhështore”, shtoi ai.

Manchester City kaloi në gjysmëfinale të Carabo Cup, pas një ndeshjeje dramatike ndaj Leicester Cityt, të cilën e fitoi 3-1 në penallti falë heroit të mbrëmjes, Muriqit.

City kaloi në epërsi me një supergol të mesfushorit belg Kevin De Bryune në pjesën e parë, i cili pas takimit tha se pritjet madhështore të Muriqit i ndihmuan Manchester Cityt ta sigurojë gjysmëfinalen.

Goli fantastik i Marc Albrightonit në pjesën e dytë e çoi ndeshjen në penallti, aty ku përfundimisht gardiani i portës së Kosovës, Arijanet Muriqi u bë hero.

Muriqi i priti dy penallti, që ishin të mjaftueshme për ta çuar Cityn tutje.