Sot, në Mitrovicë është zhvilluar ndeshja e basketbollit Trepça- Peja,e vlefshme për garat e PLAY OFF-it, ku mitrovicasit shënuar fitore me rezultat 75:68.
Gjatë ndeshjes në tribuna një tifozi i ka rënë të fikët, duke iu rrezikuar seriozisht jeta, raporton Veriu.info
Ka qenë intervenimi i zyrtarit policor, Fatlum Shaqiri, që i ka shpëtuar jetën tifozit.
Tifozit i është rrotulluar gjuha dhe për pasojë i ka humbur ndjenjat, por që me shpejtësi ka intervenuar zyrtari policor që me shkathësitë e tij profesionale ia ka kthyer gjuhën në vend.
Pas kësaj ndihme, tifozi është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e qytetit.
Ndryshe, Fatlum Shaqiri me vendlindje nga Pantina e Vushtrrisë, është edhe veteran i UÇK-së.







