“Hero i natës”: 11-vjeçari kaloi vetë nga Ukraina në Sllovaki

Një djalë nga Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës, u quajt “një hero i natës” nga autoritetet sllovake pasi që siç thanë ata, 11-vjeçari kaloi vetë kufirin nga Ukraina në Sllovaki.

11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese plastike dhe një pasaportë dhe kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij, sipas Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë.

CNN nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këto deklarata.