Dy vite më parë në një prej ngjarjeve më të mëdha të automobilizmit, të organizuar nga grupi në rrjetin social Facebook “Marakli t’kerreve” dhe atij ndërkombërtar “One Life Rally”, i pranishëm ishte edhe blogeri i famshëm rus i platformës Youtube, Vitaly Zdorovetskiy.
Në atë event, Zdorovetskiy kishte bërë simbolin e shqiponjës me duart, duke tërbuar kështu turmën e njerëzve të pranishëm.
E rusin e famshëm, rrugët do ta shpien sërish në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë youtuber-i Zdorovetskiy përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Prishtina, do të të shoh së shpejti!”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë së publikuar.







