Dita e sotme ka vijuar me replika dhe kundër replika mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama për dekretin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Më herët Meta publikoi një letër drejtuar ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me 14 pyetje në lidhje me figurën e Lleshit.

Sipas Metës një ushtarak aktiv nuk mund të zgjidhet në poste drejtuese në qeveri dhe nuk mund të aderojë në parti politike.

Ndërsa pak minuta me pas reagoi edhe kryeministri Rama i cili u shpreh se Lleshaj kishte hequë dorë nga statusi i ushtarakut aktiv.

Por duket se letra mban vetëm datën e sotme.

Ishte po Rama ai që publikoi një letër të Sandër Lleshit drejtuar Presidentit.

“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës.

Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë interpretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i’a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, shkruan Rama.