Hendboll, Prishtina fiton derbin me Trepçën

Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të premten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, Prishtina e mposhti Trepçën me shifrat 35:28. Në fakt, ndeshja ishte e barabartë deri në minutën e 50-të kur nisi shkëputja e madhe e Prishtinës.

Pas rënies së koncentrimit dhe disiplinës te mitrovicasit, Prishtina bëri dallimin e madh në rezultat. Prishtina renditet e dyta me 16 pikë, ndërsa Trepça është e treta me 13 pikë.

Një derbi tjetër zhvillohet të shtunën (sot). Nga ora 19:00 në palestrën “Karagaç” në Pejë, takohen Besa Famgas e Kastrioti. Besa është kampione në fuqi dhe lidere e klasifikimit.

Fituesi në fuqi i Kupës, Kastrioti, është i katërti me 12 pikë.