Helmimi në Deçan, IKSHPK deri sot nuk ka gjetur kontaminim eventual të ujit

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, është deklaruar sot rreth rastit të helmimit të qytetarëve në Deçan, të cilët dyshohej se kjo gjendje u erdhi nga uji i pijes.

Ramadani deri tashmë mohoi se mund të ketë kontaminim eventual të ujit, sipas analizave dhe rezultateve të deritashme.

Megjithatë ai tha se gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik është duke vazhduar.

”Të gjitha pistat janë të hapura.

Mund të jetë infeksion viral, por derisa ne nuk e gjejmë ne nuk mund të gjejmë diagnozë e cila nuk është e përcaktuar në laborator si sëmundje infektive ose që ka të bëjë me kontaminim eventual të ujit”.

”Deri sot ne nuk kemi gjetur kontaminim të ujit. Nuk është e thënë se mund të gjenden dhe hulumtohen për atë gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme”.