Helmimet në Trudë të Prishtinës, raporti mjekësor i QKMF-së në Prishtinë (FOTO)

17 persona janë paraqitur në Qendren e Mjekësisë Familjare në fshatin Besi të Prishtinës të cilat i kanë pasur simptomat si: Vjellje, ethe, barkqitje, dhembje të muskujve dhe temperaturë.

Kështu thotë raporti i Qendres Kryesore të Mjekësis Familjare në Prishtinë, raporton Klankosova.tv.

Pesë nga pacientët janë referuar në Qendren e Mjekësisë Familjare në Emshir për të kryer testin anti-COVID.

Sipas raportit të gjithë këta kanë rezultuar negativ.

Disa prej pacientëve që gjendjen e kanë pasur më të rëndë janë referuar për në Klinikën Infektive për hulumtim të mëtutjeshëm në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Raport i QKMF-së Prishtinë: