Helikopteri në ndihmë të tetë mësuesve

Një helikopter Cougar i Forcës Ajore është nisur drejt Thethit dhe Shalës për evakuimin e 8 mësuesve të bllokuar në atë zonë, pas kërkesës së prefektit të Shkodrës.

Me gjithë përpjekjet, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur.

Ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se në rajonin e Gjirokastrës gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Përmirësim i situatës së rrugëve paraqitet edhe në veri, por për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohet që përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Në disa akse rekomandohen zinxhirët./tvklan/