Ambasadori gjerman

Heldt tërheq vërejtjen: Skenat në kafiteri dhe rrugë të padurueshme, me pasojat ballafaqoheni te kujdesi intensiv

Ambasadori gjerman, Christian Heldt ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi, duke thënë se janë të padurueshme pamjet nëpër rrugë dhe terraca të kafiterive në Kosovë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se pasojat do të shihen në kujdesin intensiv.

“Apostolova, vërtetë shpresoj se kjo do të frymëzojë të gjithë të sillen me përgjegjësi dhe institucionet qeveritare e shtetërore të kenë zbatim të fuqishëm të rregullave. Pamjet në rrugë dhe në terracat e kafiterive janë të padurueshme. Pasojat do të shihen në kujdesin intensiv”, shkroi ai në Twitter.