Liburn Aliu

Hekurudha Prishtinë -Durrës dhe Porti i Kosovës atje, Ministri i Kurtit falënderon Edi Ramën

Pas takimit që patën, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryediplomati britanik David Cameron, dolën në një konferencë për media në të cilën shpalosën detaje të takimit, me ç’rast theksuan edhe rëndësinë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë, të cilën e cilësuan si shumë të rëndësishme edhe për Rajonin. Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka falënderuar Edi Ramën për realizimin e këtij projekti.

Kryeministri Edi Rama falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për përfshirjen e saj në hekurudhën Prishtinë-Durrës.

“Pa hyrë në të gjitha planet e bashkëpunimit tonë bilateral dëshiroj të theksoj që kemi folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik, me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, për Kosovën, por edhe për rajonin që është hekurudha Durrës-Prishtinë, e cila është një element kyç i projektit të rritjes së kapaciteteve të Lëvizjes, jo vetëm mes dy vendeve tona por në rajon dhe më gjerë”, tha Rama në konferencën e thirrur për media.

Ai shtoi se edhe Kosova do të ndërtojë një Port.

Duke pasur parasysh që ne së shpejti hapim gara ndërkombëtare për portin e ri tregtar të Durrësit, jemi në pritje të përgjigjes përfundimtare të NATO-s për krahun ushtarak të portit të Durrësit, dhe njëkohësisht edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë. Ky është një projekt që tejkalon interesin e vendeve tona dhe në të cilin Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë të përfshihet qoftë me financimin dhe me ekspertizën. I jam mirënjohës sekretarit sepse është një avokat shumë i rëndësishëm i yni në mbështetjen e proceseve transformuese të rajonit tonë”, shtoi Rama.

Në fjalën e tij para mediave, David Cameron, e cilësoi gjithashtu projekt të rëndësishëm hekurudhën Prishtinë-Durrës.

“Kemi projekte shumë të rëndësishme si përshembull hekurudha nga Prishtina në Durrës që do të jetë shumë e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Kosovën dhe për të gjithë rajonin, është në fakt një marrëdhënie shumë pozitive edhe nga aspekti i mbrojtjes…”, tha Cameron transmeton Express.

E pas kësaj konference, ka ardhë një reagim nga ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu.

“Faleminderit Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama, për këtë hap të rëndësishëm drejt realizimit të projektit kombëtar të linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë”, ka shkruar Aliu në një status në profilin e tij në Facebook.

Postimi i tij i plotë: