Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Avdullah Hoti ka filluar takimet me Korporatat amerikane që do sjellin investime në shtetin e Kosovës.
Hekurudha nga Prishtina në Merdare, autostrada nga Prishtina deri në Merdare, fillimi i fizibilitetit të linjës hekurudhore deri në detin Adriatik në Shqipëri janë tri investimet e para që amerikanët do fillojnë në kohë rekorde në Kosovë.
Përpos projekteve të miratuara në marrëveshje, do të ndodhin edhe projekte tjera zhvillimore si Brezovica dhe Stacioni Multimodal.
Krejt këto u thanë nga Kryeshefi i Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, Adam Boehler gjatë takimit me kryeministrin Avdullah Hoti.
Kryeshefi Boehler dhe Kryeministri Hoti, u dakorduan që projektet e miratuara dhe projektet tjera potenciale, të fillojnë së realizuari në kohë rekorde.
Projektet e miratuara në kuadër të marrëveshjes, si dhe investimet e Korporatës MCC, në linjën e gazsjellësit dhe rrjetit të gazsjellësit në Kosovë, paraqesin projekte që do të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes dhe do të hapin mundësi tjera zhvillimore për vendin.








