Atdhetari i njohur Hektor Beqiri ka uruar për ditëlindje ish-komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili sot mbush 55 vjet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beqiri ka theksuar se kjo ditëlindje do të duhej të festohej pranë familjes dhe miqve në Kosovë, por që Selimi vazhdon të qëndrojë larg vendit.

“Sot është ditëlindja e mikut tim të shtrenjtë, Rexhës. Një ditë që duhej të festohej mes familjes, miqve dhe atdheut për të cilin ai dha gjithçka. Por ai edhe sot ndodhet larg Kosovës, në pritje të përmbylljes së padrejtësisë”, ka shkruar Beqiri.

Ai ka shprehur gjithashtu shpresën që e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë për çlirimtarët.

“Le të mbetet shpresa gjallë se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë për çlirimtarët. Urime ditëlindja, 10-shi i UÇK’së, Rexha i Aqarevës. Qëndresa jote është frymëzim për shumëkënd”, përfundon mesazhi i tij.