Atdhetari i shquar dhe bashkëpuntori i ngushtë i ish-presidentit Hashim Thaçi, Hektor Beqiri ka reaguar pas moslejimit nga Specialja që Thaçi ta vizitojë babain e sëmurë.

“Është johumane, tejet çnjerëzore, mënyra qysh po sillet Gjykata Speciale. I japin vetes të drejtë të vlerësojnë nga distanca edhe sa është i sëmurë babai i presidentit Thaçi, duke mos treguar aspak ndjeshmëri për rastin e tij, të cilit, përpos moshës, gjendjen ia ka rënduar edhe zvarritja gjyqësore dhe ky proces i padrejtë kundër djalit të tij”, ka shkruar Beqiri.

“Një institucion që pretendon se është për të vendosur drejtësi, duke u treguar kaq johuman, shpërfaq më së shumti karakterin e vet si institucion i padrejtë”, thotë tutje ai.

Postimi i plotë: