Hektor Beqiri sot i ka vizituar çlirimtarët në Hagë. Njeriu që ka kontribuar në të gjitha aspektet për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës dhe ende vazhdon, ka shkruar se procesit gjyqësor i ka ardhur fundi!

“Sot isha për vizitë te çlirimtarët në Hagë, aty ku po mbrohet UÇK-ja dhe ku burrat më të mëdhenj të vendit po paguajnë ende për lirinë tonë. Procesit gjyqësor i ka ardhur fundi. Çlirimtarët, të lirë e krenarë, së shpejti kthehen në Kosovë. Luftën e drejtë të UÇK-së dhe vlerat e saj do t’i mbrojmë sa të kemi jetë!”, ka shkruar Beqiri.