Njeriu që iu qëndroi afër çlirimtarëve në Hagë që nga dita e parë, atdhetari i shquar, Hektor Beqiri ishte i pranishëm sot në Gjykatën Speciale, atje ku u vendos që të hidhet poshtë mocioni i mbrojtjes.
Pas këtij lajmi, Beqiri ka reaguar ashpër në llogarinë e tij në Facebook.
“Në Hagë, aty ku po kundërmon pisllëku politik i Gjykatës Speciale. Kjo që po ndodh këtu nuk është gjykim, por inskenim. Është inskenim për “balancë” ndërkombëtare ndaj Serbisë, për ta rishkruar historinë sipas agjendës së Brukselit dhe Beogradit”, ka shkruar ai.
Ai tutje thekson se UÇK-ja e fitoi luftën me shumë sakrifica, por po dënohet me padrejtësi speciale nga bashkësia ndërkombëtare.
“Këtu mund t’i mbajnë peng Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, por nuk mund ta burgosin historinë e lavdishme të tyre dhe të luftës së UÇK-së. Ky gjyq politik, ky turp ndërkombëtar, duhet të marrë fund. Në të kundërtën, me këtë zemërim popullor që po e prodhojnë, së shpejti do të përballen me protesta masive në Prishtinë dhe në Hagë!”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/







