Atdhetari i njohur, Hektor Beqiri, ka vijuar angazhimin e tij në mobilizimin e mërgatës shqiptare në mbështetje të çlirimtarëve, duke paralajmëruar një aktivitet të radhës në diasporë.
Përmes një njoftimi publik, Beqiri ka bërë të ditur se të mërkurën, më 9 shtator 2026, në Langenfeld të Gjermanisë, do të organizohet aktiviteti i quajtur “Zjarri i Lirisë”, me synimin për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e mërgatës për çlirimtarët.
Aktiviteti do të mbahet në orën 20:00, në adresën Hardt 158, 40764 Langenfeld, Gjermani.
Beqiri ka ftuar bashkatdhetarët, miqtë dhe dashamirët që t’i bashkohen këtij organizimi, të cilin e ka cilësuar si një moment bashkimi, kujtese dhe solidariteti.
“Ky do të jetë një moment i veçantë bashkimi, kujtese dhe solidariteti nga mërgata jonë, për të dëshmuar se lidhja me atdheun, kujtesën dhe vlerat e lirisë nuk zbehet kurrë, pavarësisht largësisë”, ka shkruar Beqiri.
Angazhimi i tij në mobilizimin e diasporës në mbështetje të çlirimtarëve ka marrë vëmendje të veçantë, ndërsa aktivitetet e tilla synojnë të mbajnë të gjallë lidhjen e mërgatës me Kosovën dhe kujtesën për periudhën e luftës dhe sakrificën për liri.
“Zjarri i Lirisë” pritet të shërbejë si një tjetër tubim i mërgimtarëve shqiptarë, duke përcjellë mesazhin se, pavarësisht distancës, diaspora vazhdon të jetë e lidhur me atdheun dhe çështjet që lidhen me të.







