Njeriu që i qëndroi afër në çdo situatë, ish presidentit Hashim Thaçi, njeriu që më shumë se 100 herë i vizitoi çlirimtarët në Hagë, Hektor Beqiri, përmes një postimi në facebook ia ka uruar ditëlindjen e 57-të Thaçit.

“Njeriu me më së shumti histori pas vetes, ai që së bashku me shokët e tij e sollën lirinë, me vendimet që morën sollën bombardimet e NATO-s dhe Kosovën e bënë shtet të pavarur e sovran, nesër e ka ditëlindjen e 57-të”, ka shkruar Beqiri.

Ai tutje shkruan se te Gjykata Speciale, e cila u bë vendbanim i përkohshëm i burrështetasve të Kosovës dhe vendqëndrim i shpeshtë i shumë shqiptarëve, do ta pres lirimin e Thaçit, lirimin e Rexhës, Kadrisë, bacit Jakup dhe të gjithë atyre që padrejtësisht po mbahen në Hagë.

“Jam i sigurt që kjo është ditëlindja e fundit që po e feston brenda atyre mureve të padrejtësisë. Gëzuar ditëlindjen, PRESIDENT!”, ka shkruar Beqiri. /Ballkani.info/