Hektor Beqiri, aktivist shumëvjeçar i çështjes së Kosovës dhe bashkëpunëtori i afërt i ish presidentit Hashim Thaçi, sot ka qëndruar në Hagë.

Ai e ka takuar mikun e tij të kahmotshëm, derisa është shprehur me tone pozitive pas kësaj vizite.

“Sa herë që e kam vizituar presidentin Thaçi në Hagë, kam hyrë i mërzitur dhe kam dalë shumë më i fortë. Njëjtë u ndjeva edhe sot. Më kishte marrë shumë malli të flas me të më gjatë. Hashim Thaçi ka personalitet shumë të fuqishëm!”, ka shkruar ai.

Beqiri tutje shkruan se Thaçi është një lider i madh që ka sakrifikuar për drejtësinë dhe pavarësisht qëndrimit të tij mbi katër vjet në burgun e Hagës, beson në drejtësi.

“Dita kur katër ish-krerët e UÇK-së do të lirohen është shumë afër. Ata i përfaqësojnë vlerat më të larta kombëtare të popullit tonë!”, ka shkruar në fund ai. /Ballkani.info/