Atdhetari dhe veprimtari i njohur Hektor Beqiri ka bërë të ditur se iniciativa “Kosova po pret” do të vazhdojë këtë të shtunë në Zvicër, me shfaqjen e “Orës së Pritjes” në tri lokacione të ndryshme.

Sipas njoftimit të Beqirit, gjatë ditës “Ora e Pritjes” do të shfaqet në Kloten dhe Schlieren, ndërsa në mesnatë do të jetë e pranishme edhe në klubin e njohur RINORA 4.

📍 Oberfeldstrasse 14, 8302 Kloten
📍 Kohlestrasse 5, 8952 Schlieren
📍 RINORA 4 – në mesnatë

Iniciativa “Kosova po pret” po përcillet si një mesazh i fuqishëm i kujtesës, pritjes dhe solidaritetit me krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në mesazhin e tij, Beqiri u drejtohet bashkatdhetarëve duke i ftuar që ta përcjellin këtë njoftim te familjarët dhe miqtë që jetojnë në Zvicër.

“Një mesazh. Një Kosovë. Tregojmë se jemi aty. Tregojmë se na bashkon Kosova”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Beqiri.

Aktivitetet e kësaj nisme kanë marrë shtrirje edhe në vende të tjera të Evropës, ku diaspora shqiptare po e përcjell mesazhin përmes simbolikës së “Orës së Pritjes”.

Të shtunën, vëmendja kthehet te Zvicra.
Kosova po pret. 🇽🇰